Loading…

Ushtria nuk bëhet për luftë, por për ta parandaluar luftën

  • 26/01/2017 | 21:28

Ushtria nuk bëhet për luftë, por për ta parandaluar luftën

Publicisti Mufail Limani, ka thënë se imponimi i temës për luftën në Ballkan, është një marrëzi.


Siç ka thënë ai, nuk ka ndonjë arsye për luftë. Bile, sipas tij, ata që flasin për një luftë të mundshme, janë dëmtues të mëdhenj të shtetit të Kosovës.

Mufail Limani

Limani ka komentuar edhe shndërrimin e FSK’në në ushtri. Ai ka thënë se ushtria është një domosdoshmëri, por ushtria sipas tij, nuk bëhet për luftë.

“Kosova duhet të bëjë gjithçka që ta bëjë ushtrinë. Por ushtria nuk është për luftë, por për ta ndaluar luftën”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ministri Valon Murati, ka thënë se Kosova po përballet me provokime të njëpasnjëshme të Serbisë dhe ka shanse të ketë një luftë, ndonëse thekson se ajo nuk mund të jetë e madhe.

“Sulmi ndaj Kosovës do të ishte sulm ndaj krejt shqiptarëve, do destibalizohej Ballkani e kudo që jetojnë shqiptarët. Në këto rrethana që janë shqiptarët një luftë e përmasave të mëdha, është e pamundur”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë