Loading…

Ushtria serbe po stërvitet në kufi me Kosovën, me ‘synim ruajtjen e gatishmërisë luftarake’

  • 04/01/2022 | 18:47

Ushtria serbe po stërvitet në kufi me Kosovën, me ‘synim ruajtjen e gatishmërisë luftarake’

Ministria e mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se ushtria serbe do të kryej stërvitje gjatë ditëve të festës përgjatë kufirit me Kosovën me synim ruajtjen dhe përparimin e gatishmërisë luftarake ‘në kryerjen e detyrave të caktuara’, transmeton Gazeta Metro.


Siç njoftojnë mediat serbe stërvitja po zhvillohet në bazat dhe objektet e poseduara në kuadër të veprimtarisë së rregullt dhe paraqet vazhdimësi dhe trajnim shtesë që njësitet e ushtrisë serbe i realizojnë para se të dislokohen në zonën neutrale tokësore.

Sipas njoftimit të ministrisë serbe të mbrojtjes tyre gjendja në këtë zonë, siç e quajnë përgjatë ‘vijës administrative me Kosovën e Metohinë’ është stabile.

Në njoftim theksohet se me stërvitjen e vazhdueshme të pjesëtarëve të ushtrisë serbe “tutje po përparon aftësimi në kryerjen e detyrave specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me autoritetet e tjera të sigurisë së Serbisë dhe KFOR”.

Theksohet në komunikatë se “përqendrimi në ushtrimin e veprimeve luftarake dhe lëvizjeve në raste të sulmeve në rast të sulmit ndaj forcave të ushtrisë së Serbisë, si ato taktike, teknike dhe procedurale që ndërmerren gjatë ndalimit të kalimit ilegal, veprimtarisë së grupeve ekstremiste dhe grupeve të krimit të organizuar”.

Me 31 dhjetor shefi i shtabit të ushtrisë së Serbisë Milan Mojsilovic kishte deklaruar se ushtria serbe do t’i ‘ndihmojë’ KFOR në rast të një tjetër krize në Kosovë./gazetametro.net

 

Gjenerali serb Mojsilovic: Ushtria serbe do t’i ‘ndihmojë’ KFOR në rast të një tjetër krize në Kosovë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë