Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan për çështje europiane, Hoyt Yee, po qëndron në Kosovë, për të diskutuar me liderët vendor, me fokus temën e transformimit të FSK’së në ushtri. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Ndërsa pas këtij takimi, Hoyt Yee, takohet edhe me zëvendëskryeministrin Stojanovic, ministren për Dialog Edita Tahiri, ministrin Demolli dhe komandantin e FSK’së, Rrahman Rama, dhe përfaqësuesin e Listës “Srpska”.
Në agjendën e Hoyt Yee nuk janë paraparë takime me opozitën e as me Presidentin Hashim Thaçi. Po ashtu, në listën e zyrtarëve që do t’i takojë Yee nuk është as kryeministri Mustafa, i cili sipas një njoftimi të LDK’së ndodhet në Bruksel./gazetametro.net