Loading…

”Ushtria të bëhet duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar”

  • 09/03/2017 | 21:59

”Ushtria të bëhet duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar”

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është çështje që i përket interesit nacional.

“Është e drejtë legjitime e popullit të Kosovës që ta ketë ushtrinë e vet. Është kërkesë që është trajtuar në dy tre vitet e fundit. Ky proces ka rrugëtimin e vet, qoftë nga brenda, qoftë me partneritetin ndërkombëtar, me në krye SHBA”.

Ai si i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se partia ku ai bën pjesë është që transformimi i FSK-së të bëhet, por duke ruajtur edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“LDK është që FSK të transformohet duke ruajtur edhe partneritetin ndërkombëtar. Të jetë e pavarur dhe ta mbrojë sovranitetin e vendit. Insistimi im ka qenë që ne të kërkojmë që brenda nenin 126 të Kushtetutës së avancuar”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë