Loading…

Ushtrimet 4 minutëshe që kanë vlerën e 1 ore

  • 15/12/2016 | 19:52

Ushtrimet 4 minutëshe që kanë vlerën e 1 ore

Ushtrimet energjike dhe të intensitetit të lartë nuk janë të përshtatshme për të gjithë, veçanërisht në moshën kur koha është e vlefshme, transmeton Gazeta Metro.


Por, kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga ushtrimet. Për t’ju ndihmuar të gjeni kohë për ushtrimet e juaja, ky është seti i 5 ushtrimeve klasike e shumë efektive që mund t’i realizoni në vetëm 4 minuta.

1.Squats

Koha e kërkuar 60 sekonda

23155-bodyweight-squat_0-600-e46482bb8b-1481792562

Qëndroni me këmbët pak më të gjera së shpatullat. Vazhdoni duke ulur trupin tuaj dhe shtyni të pasmet mbrapa si kur jeni duke u ulur në karrike. Derisa jeni duke realizuar ushtrimin e squats sigurohu që kurrizi juaj të jetë drejtë. Rikthehui në pozicionin fillestar. Ky ushtrim ju ndihmon edhë për të pasmet por edhe për muskujt e këmbëve.

2.Pompat

Koha e kërkuar 30 sekonda pompa

Vendosni duart në të njejtën gjerësi me shpatullat, shpatullat, gjunjët dhe këmbët e juaja të jenë në vijë të drejtë. Filloni ngadal duke e lëshuar trupin afër tokës dhe përkuleni krahët.

3.Alpinistët

Koha e kërkuar 30 sekonda

linistet

Ky ushtrim ndihmon edhe në forcimin e muskujve të abdomenit por edhe në djegjen e kalorive. Filloni në pozicionin si për pompa, duke tendosur muskujt abdominal, lëvizeni këmbën e djatht nga toka ngadalë dërgoni gjurin të krahërori. Mbajeni kurrizin tuaj drejtë dhe rikthëehun përsëri në pozicionin e njejtë dhe përsëriteni ushtrimin mirëpo me këmbën tjetër.

4.Zgjatje

Koha e kërkuar 60 sekonda

zgjatje

Qëndroni drejt me shpatullat dhe këmbët në të njejtën gjerësi dhe vendosni duart në belë. Bëni një hap para më këmbën tuaj të majtë dhe uleni trupin derisa gjuri juaj është lakuar në 90 shkallë. Shtyjeni vetën mbrapa dhe përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër.

5. Jumping Jacks

Koha e kërkuar 45 sekonda

jump

Jumpig Jacks janë të përfshira në trajnimet e ushtrisë së SHBA ato ndihmojnë në zhvillimin e rezistencës së muskujve. Qëndroni drejtë me duart anash trupit. Kërceni duke lëvizur këmbët anash dhe ngrisni duart siper kokës. Rikthehuni në pozicion dhe përsëriteni.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë