Loading…

Sulmet izraelite me dron në Libanin jugor, vriten tre terroristë operativë të Hezbollahut

  • 01/06/2026 | 12:22

Sulmet izraelite me dron në Libanin jugor, vriten tre terroristë operativë të Hezbollahut

Ushtria izraelite (IDF) ka bërë të ditur se tre terroristë operativë të Hezbollahut janë vrarë gjatë një sulmi me dron në Libanin jugor, pasi, sipas saj, po planifikonin lëshimin e dronëve ndaj trupave izraelite, transmeton Gazeta Metro.


Sipas IDF-së, forcat e Brigadës Givati i kanë identifikuar personat në veri të lumit Litani, ndërsa më pas Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer sulmin.

“Operacionistët u eliminuan me sulme precize ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga zona”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Po ashtu, ushtria izraelite ka njoftuar se gjatë operacionit është zbuluar edhe një depo armësh me raketa dhe dronë FPV të pajisur me eksploziv, e cila më pas është shkatërruar në një tjetër sulm ajror./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë