Ish eprorit të UÇK-së Sabit Gecit i është rënduar gjendja shëndetësore ditëve të fundit edhe më shumë.
E shqetësuar për gjendjen e babait të saj, Fitorja ka shkruar një letër drejtuar mediave. Ajo dëshiron vetëm të dijë se kush do ta marrë përgjegjësinë nëse babain e saj e gjenë ndonjë e keqe.
Letra e Fitore Gecit:
“Ne si familje jemi te shqetësuar për kryefamilratin tonë Sabit Geci i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sot me datë 12.12.2016 është kryer një intervenim në QKUK, por shëndeti i prindit nuk është përmirësuar, sepse vuan nga shumë smundje të cilat janë të konstatuara edhe nga mjekët, të cilët kanë konstatuar që duhet të shërohet jasht vendi. Kjo është gjendja reale: Diagnoza të cilat i ka prej betejës së Likoshanit vetëm i janë shtuar nga viti ne vit. Krejt çka duam ne si familje është që Sabit Gecit t’i lejohet shërimi jasht vendit e jo t’i nderprehet pa arsye. Ne nuk duam drejtësi në një vend ku nuk ka drejtësi sepse po te lexohet aktakuza pse mbahet n burg, Sabit Geci, është banale. Pa asnjë vrasje, pa asnjë fakt,15 vite burg! Se kujt i konvenon të mbahet në burg nuk jemi në dijeni as na si familje. Këtë leter po e shkruaj pa ju drejtuar askujt. Por po të ma gjejë ndonjë e keqe babanë tim a thua kush është fajtor, kur edhe shërimin ja mohuan?!”, shkruan Fitore Geci.