Loading…

Vajza e Jakup Krasniqit me urim prekës për 71 vjetorin e lindjes së tij

  • 01/01/2022 | 17:58

Vajza e Jakup Krasniqit me urim prekës për 71 vjetorin e lindjes së tij

Vajza e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka uruar babain e saj me rastin e ditëlindjes së 71’të me një postim prekës, shkruan Gazeta Metro.


Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, përmes një postimi uroi babain e saj për ditëlindjen e 71’të, duke thënë se me 1 janar festojnë ditëlindjen e tij dhe lindjen e një njeriu që i dha Kosovës lirinë.

‘’ Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.

Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI’’, shkroi ajo.

Tutje ajo tha se kujton çdo të mirë e dashuri që babai i saj i ka ofruar sa ishte me të.

Kujtojmë se Krasniqi bashkë me krerët e UÇK’së mbrëmë kanë pritur ndërrimin e motmoteve bashkë në Hagë.

Postimi i plotë:

‘’ Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme

Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.

Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI.

Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije.

Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.

Me dashuri dhe mall pa fund, Gresa jote”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë