Loading…

Vajza që u dhunua në Gjilan është 13-vjeçare

  • 03/11/2021 | 14:51

Vajza që u dhunua në Gjilan është 13-vjeçare

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.U., i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, raporton Express.


Gjatë muajit shtator të këtij viti, një vajzë 13-vjeçare është dhunuar nga një djalë 18-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është në mbajtje.

Sot, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 18-vjeçarin.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit SH.U. (2003), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ të KPRK-së, ndaj viktimës së mitur të moshës 13-vjeçare”, ka deklaruar Xheladini.

Ndryshe, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të martën, më 2 nëntor.

“DHUNIM-Gjilan, Shtator 2021 – NN. Me  02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka deklaruar policia./GazetaExpress/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë