Loading…

Vajzat 6 vjeçare mendojnë se meshkujt janë më të mençur

  • 27/01/2017 | 16:19

Vajzat 6 vjeçare mendojnë se meshkujt janë më të mençur

Një studim i publikuar në revistën ‘Science’ tregon se vajzat e moshës 6 vjeçare janë të prirura të besojnë se meshkujt e rritur janë më të talentuar dhe të mençur se gratë. Kjo i bën ato që të jenë më pak të motivuara për të ndjekur karriera ambicioze.


Se këto stereotipe ekzistojnë nuk ka dyshime, porse studimi tregon se për këto gjëra kanë mendim edhe fëmijët.

“Si shoqëri, njerëzit e asociojnë intelektualitetin dhe mençurinë me meshkujt më shumë sesa me femrat”, thotë Andrei Cimpian, profesor në universitetin e New York’ut.

Ende nuk është e qartë se prej çfarë faktorëve varet krijimi i stereotipeve te vajzat e vogla. Megjithatë, mediat, prindërit dhe mësuesit janë padyshim shkaktarët kryesorë.

Edhe kompania që prodhon kukullat Barbie ka lansuar një fushatë me qëllim të zhdukjes së paragjykimeve dhe stereotipeve te vajzat. Fushata nën titullin ‘Ti mund të bëhesh gjithçka’, mëton tu tregojë vajzave se ato mund të bëhen profesoreshe, shkencëtare dhe profesione të tjera të vështira. /gazetametro.net

gender-steroetypes-frad-1485526992

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë