Shqipëria dhe Kosova sot janë furnnizuar me vaksina Pfizer. BE ka dërguar mbi 11 mijë në Tiranë, ndërsa në Prishtinë afër 5 mijë, shkruan Gazeta Metro.
Sot në Kosovë kanë arritur 4 mijë e 680 doza të vaksinave, ndërsa deri në muajin gusht Kosova do të furnizohet me gjithsej 95 mijë vaksina, të cilat janë të financuara nga Bashkimi Evropan dhe janë siguruar nga Austria.
Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë si dhe persona nga grupe më të rrezikuara.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.
“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, njofton ambasada e Austrisë.
Në anën tjetër Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka konfirmuar se në Shqipëri kanë arritur rreth 11 mijë vaksina Pfizer. E krejt kjo falë mbështetjes së Bashkimit Europian.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian”, ka shkruar Edi Rama në Facebook./gazetametro.net