Loading…

Vaksinë që në shkurt të 2020’s në Kinë: Raporte të reja të inteligjencës shtojnë dyshimet rreth origjinës së pandemisë Covid-19

  • 07/06/2021 | 15:26

Vaksinë që në shkurt të 2020’s në Kinë: Raporte të reja të inteligjencës shtojnë dyshimet rreth origjinës së pandemisë Covid-19

Aleanca e pesë agjencive të inteligjencës ‘5 sytë’ raportohet se po heton vdekjen e një shkencëtari të ushtrisë kineze që vdiq në pranverë të 2020’s vetëm disa javë pasi kishte dorëzuar kërkesën për regjistrimin e patentës së parë për vaksinë të koronavirusit. Kjo ka shtuar dyshimet edhe më shumë se Instituti i Virologjisë në Wuhan me të cilin ky shkencëtar kishte bashkëpunuar kishte eksperimentuar me koronaviruse dhe se ka shumë gjasë që pandemia nisi si pasojë e rrjedhjes nga laboratori me kushte të pamjaftueshme sigurie, transmeton Gazeta Metro.


Shkencëtari i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, Zhou Yusen, raportohet se kishte lidhje me shkencëtaren e ‘gruan e lakuriqëve’ Shi Zhengli të Institutit të Virologjisë në Wuhan. Thee Australian ka raportuar se ekspertët e sigurisë kombëtare i kanë thënë kësaj medie se kjo ishte dëshmi se ky institut ishte angazhuar në “veprimtari sekrete ushtarake”.

The Asutralian ka raportuar se Zhou, ka kryer hulumtime në bashkëpunim me Institutin në Wuhan, Universitetin e Minnesota dhe Qendrën e Gjakut në New York, dhe ishte i parë që ka dorëzuar patentën për një vaksinë kundër Covid-19 me 24 shkurt të vitit të kaluar, sipas dokumenteve që i posedon kjo media. Kjo ishte vetëm pesë javë pasi kishte pranuar se kishte transmetim të virusit nga njeriu në njeri.

Zhou ishte i renditur si shpikësi kryesor në aplikimin për patentën e dorëzuar nga “Instituti i Mjekësisë Ushtarake, Akademia e Shkencave Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare Popullore”.

Shkencëtarët dhe hulumtuesit që kanë punuar në krijimin e vaksinave i kanë thënë The Australian se teknikisht se një vaksinë mund të zbulohet në një periudhë kaq të shkurtë, por do të ishte një arritje e madhe. Diçka që nuk ishte arritur më parë, duke shtuar mëdyshjet nëse puna kishte nisur më herët.

Megjithatë, disa javë pasi Zhou kishte aplikuar për patentë, ai vdiq. The Australian ka raportuar se aleanca Pesë Sytë – që përbëhet nga agjenci të inteligjencës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Zelandës së Re – tani po heton ‘vdekjen e pashpjeguar të Zhou në maj të 2020’s.

Derisa ai ishte një shkencëtar i vlerësuar, nuk kishte raporte ku nderohej jeta dhe veprimtaria e tij. Vdekja e tij ishte përmendur kalimthi në mediat kineze në korrik dhe në fund të dhjetori në një punim shkencor, të dyja kishin ‘i ndjeri’ në kllapa pas emrit të tij cekej në raport të The Australian. Sipas tyre vdekja e tij është trajtuar si e pazakontë në hetimin e ri të Pesë Syve për origjinën e Covid-19 të urdhëruar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Raporti tha se Zhou ka kryer hulumtime eksperimentale me proteina në koronavirse dhe zhvillim vaksinash.

David Asher që ka udhëhequr hetimin e administratës Trump në origjinën e pandemisë Covid-19, i ka thënë Fox News në fund të muajit maj se ai ju kishte kërkuar biologëve ekspertëve të qeverisë amerikan të kalkulojnë probabilitetin që koronavirusi të jetë në natyrë dhe ata kanë arritur në përfundim se “gjasat ishin 1 në 13 miliardë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë