Loading…
Vala e dytë e të nxehtit në Evropë po vjen: Këto janë temperaturat për javën tjetër
  • 18/07/2019 | 19:48

Vala e dytë e të nxehtit në Evropë po vjen: Këto janë temperaturat për javën tjetër

Ditëve të fundit në Ballkan, por edhe në Evropë, ka pasur rënie të temperaturat. Sidoqoftë, për javën tjeter meterologët paralajmërojnë rritje të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Termometri do të rritet sërish në kontinentin e vjetër, përfshirë dhe Ballkanin, ku temperaturat e larta do të rikthehen, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një vale të dytë përvëlimi. Afshi i nxehtë do të nisë të ndihet atje që nga fundjava dhe deri të paktën, shumica e vendit pritet të përfshihet nga temperature që kapërcejnë 35 gradët Celsius.

Nga sa paralajmëron “MeteoFrance”, e mërkura dhe enjtja e javës së ardhshme do të shënojnë pikun e vapës në këtë vend, me termometrin që pritet të tregojë 39 deri në 40 gradë Celsius.

Franca megjithatë nuk do të jetë e vetmja që do të bëjë llogaritë me të nxehtin përvëlues: javën e ardhshme, me një vapë mbytëse pritet të përballen edhe Gjermania, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Holanda, Spanja e Portugalia.

Në fund të qershorit, temperature ekstremisht të larta për atë muaj u regjistruan në disa pjesë të Evropës duke nisur nga Franca që shënoi 45 grade Celsius, e ketë tendencë sipas sinoptikanëve, duket se do të ndjekë dhe korriku.

Ekspertët madje paralajmërojnë se i nxehti i madh ka shumë gjasë të vazhdojë përgjatë gjithë verës. I nxehti rekord në Evropë dhe zona të tjera të hemisferës veriore, përfshirë disa pjesë të Amerikës së Veriut dhe Azisë, i detyrohet asaj që ata e quajnë rezonance e valeve planetare, që prodhon një mot të pazakontë në pjesë të ndryshme të globit, e që favorizohet sipas gjasave, nga ndryshimet klimatike të shkaktuara prej aktivitetit njerëzor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë