Loading…
Valdanos: I rrethuar me pisha dhe larg zhurmës, një nga plazhet që vizitohet më së shumti në Ulqin
  • 18/07/2019 | 14:33

Valdanos: I rrethuar me pisha dhe larg zhurmës, një nga plazhet që vizitohet më së shumti në Ulqin

 Valdanosi është një nga malet e vjetra të Ulqinit që shërben si plazh për turist, aty dikur ishin ullishtet e shkodraneve dhe ulqinakeve të vërtetë të kalasë, përderisa sot është prone e shtetit malazez, transmeton Gazeta Metro.


Gjelbërimi dhe uji i kthjellët janë dy pikat e bukurisë të këtij plazhi, plazh ky në të cilin vijnë ata që duan të ikin nga turma,  një plazh me gurë dhe jo me rërë siç jeni mësuar të shihni zakonisht në Ulqin.

Plazhi është 300 metra i gjatë, ky plazh shtrihet në gjirin e Valdanosit, gji i ngushtë harkorë që duket si një pishinë në mes të detit, çmimet janë mesatarisht njëjtë si në plazhet tjera.

Plazhi i Valdanosit nuk është shumë i frekuentuar nga turistët dhe pikërisht për këtë ofron qetësin të cilën nuk mund ta gjeni shpesh në Ulqin.

I gjithë plazhi është i shtruar ndër pisha, të cilat janë edhe shumë shëruese. Karakteristik tjetër e Valdanosit janë ullinjtët, të cilat mund t’i shihni rreth e rrotull Valdanosit, dhe sipas një statistike, 6-7 drunj ulliri ka secili banorë këtu.

Rrugës për në Valdanos ju shoqërojnë drunjtë e ullinjve të cilat janë të vjetër mijëra vjeqarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë