Loading…

Valdete Daka: KQZ’ja padrejtësisht po akuzohet për zvarritje të procesit zgjedhor

  • 21/11/2019 | 10:08

Valdete Daka: KQZ’ja padrejtësisht po akuzohet për zvarritje të procesit zgjedhor

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj këtij institucioni për zvarritje të procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka deklaruar se KQZ’ja nuk po e zvarrit këtë proces, por është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim, i cili është i obligueshëm.

Sipas Dakës, vetë subjektet politike kanë kërkuar nga PZAP’i rinumërimin e kutive të votimit.

Ajo ka pohuar se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë mirë të organizuara.

“Të gjitha çështjet që kanë ndodhur pas ditës së zgjedhjeve padrejtësisht i vihen si barrë KQZ’së, duke harruar se ato çështje janë ngritur nga subjektet politike dhe pastaj janë bërë temë e ankesave”, ka thënë Daka./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë