Loading…

Valdete Daka: Votat e diasporës do të transferohen nga Ministria e Infrastrukturës në QNR

  • 13/10/2019 | 20:52

Valdete Daka: Votat e diasporës do të transferohen nga Ministria e Infrastrukturës në QNR

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se KQZ-ja ka marrë vendim që votat nga diaspora nga objekti i Ministrisë së Infrastrukturës të barten në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton Gazeta Metro.


Votat, që ishin në të njëjtën hapësirë ku sot u ndërpre numërimi pasi zyrtarët e KQZ-së u helmuan nga kundërmimi që kishin votat e ardhura nga Serbia, sipas Dakës nuk janë objekt hetimi dhe me to do të procedohet sipas ligjit.

“Pas ngjarjes së sotme, KQZ në një mbledhje të jashtëzakonshme, të mbyllur për shkak të hetimeve, ka vendosur që votat të cilat janë vlerësuar, nga diaspora, që ishin në hapësirën që tash është e mbyllur nga Policia, që këto vota të transferohen nesër nën përcjellje të policisë në QNR, pasi që s’janë objekt i hetimit. Do të dërgohen siç është parapa me plan operacional në Qendrën e Numërimit. Atje do të procedohen sipas procedurave. Bëhet fjalë për rreth 15 mijë e 500 zarfe”, ka thënë ajo.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, Daka ka thënë se për zarfet që janë objekt i hetimit, do të merret vendim vetëm pas kryerjes së hetimeve.

“Këto zarfe që potencialisht ka arsye të dyshohet se ka materie apo çka do qoftë, pasi janë objekt i hetimit, do të mbesin në atë hapësirë, do të hetohen nga policia, e do të ekzaminohen nga forenzika e të vlerësohet a ka pasur ndonjë mjet apo jo, janë çështje të policisë ku nuk dua të përzihem. Ende s’dihet asgjë, sepse posa ka filluar vlerësimi i tyre. S’ka arritur të bëhet asnjë veprim për shkak të ngjarjes. Pasi të kryhen hetimet, e të vlerësohen a janë të rrezikshme apo jo për shëndetin e njerëzve, do të vazhdohet sipas procedurave”, ka shtuar Daka./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë