Loading…

Valët që vrasin: Në ishullin që vetëm guximtarët shkojnë

  • 11/09/2019 | 17:36

Valët që vrasin: Në ishullin që vetëm guximtarët shkojnë

Një plazh në jug të Islandës njihet për valë të mëdha, të cilat shumë herë kanë qenë shkaktarë të vdekjeve të shumëta, shkruan Gazeta Metro.


Përkatësisht, plazhi për të cilin shumë turistë janë të ‘çmendur’, shtrihet në bregdetin jugor të Islandës, në brigjet e Atlantikut të Veriut, ku rrymat e rrezikshme dhe të paparashikueshme të detit mund të shkaktojnë valë të mëdha.

Meqenëse ka shumë shkëmbinj të mëdhenj nënujorë në plazh dhe valët vijnë në intervale të paparashikueshme, ndodh shpesh që turistët që duan të bëjnë foto të paharrueshme nga Islanda, dh vijnë shumë afër ujit, ku merren nga valët që i përplasin për shkëmbinj. Shumë prej tyre kanë humbur jetën tragjikisht në këto shkëmbinj.

Sipas web faqes “Guide to Iceland”, gati çdo ditë dikush befasohet nga valët e papritura, ndërsa ata që kanë fat përfundojnë me rroba të lagura ose kamera të shkatërruara, por disa edhe vdesin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë