Loading…

Valmir Elezi: Nesër pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

  • 22/10/2019 | 09:07

Valmir Elezi: Nesër pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave nga 530 vendvotimet, transmeton Gazeta Metro.


Në emisionin ‘Sytë 7’, Elezi tha se kanë mbetur vetëm 140 vendvotime të cilat pritet të rinumërohen sot për të mbyllur këtë proces, që sipas tij mund të marrin më shumë kohë pasi që kanë numrin më të madh të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Deri mbrëmë janë rinumëruar 390 vendvotime nga 530 dhe sot sërish do të vazhdojë procesi me 140 vendvotimet e mbetura dhe për të përmbyllur procesin e rinumërimit. Këto vendvotime të mbetura kanë edhe numrin më të madh të pjesëmarrjes në zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe ndoshta këto marrin më shumë kohë”ka thënë ai.

Sipas tij ky rinumërim duhet të përfundojë nesër për t’i hapur rrugë numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.

“Besojmë që nesër do të arrijmë të mbyllim këtë rinumërim për t’i hapur rrugë numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuar. Menjëherë pas rinumërimit besoj që do të numërojmë ato me kusht dhe të personave të veçanta. Të gjitha këto do të fillojnë të numërohen se shpejti dhe do t’i bashkohen rezultatit të përgjitshëm”, ka shtuar ai.

Elezi ka thënë se këto zgjedhje kanë qenë të mira duke e pasë parasysh edhe sfidën e kohës së përgatitjes së KQZ-së. Ai gjithashtu tregoi edhe pse ndodh që disa vota të shkojnë në rinumërim.

“Arsyeja pse disa vota duhet rinumëruar është se kur ato vijnë në QNR ku grumbullohet materiali zgjedhor bëhet evidentimi i tyre dhe futen në sistem e e ku mund të evidentohen parregullsitë. Kësaj herë gabimet kanë qenë për shkak të gabimit teknik të formularëve të KQZ-së. 530 vendvotimet e fundit problemet kanë qenë në mospërputhjen e votave të subjekteve dhe kandidatëve”, është shprehur ai.

Elezi ka thënë se numri i 40 mijë votave të pavlefshme është i madh por do të analizohen arsyet pse po ndodh kjo. Ai tha se edhe herët e kaluara ka pasur vota që qëllimisht janë bërë të pavlefshme, por edhe të tilla që votuesit nuk kanë ditur t’i plotësojnë formularët. Për këtë ai i mbetet KQZ që të bëjë sa më shumë fushata dhe për të përçuar mesazhin te secili votues. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë