Loading…

Valon Berisha: Krenar që po e përfaqësoj gjakun, vendin e familjen time

  • 11/09/2019 | 14:15

Valon Berisha: Krenar që po e përfaqësoj gjakun, vendin e familjen time

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është shprehur krenar që është pjesë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kosova pësoi humbjen e parë mbrëmë(e martë), pas 15 ndeshjeve radhazi pa humbje. Në ndeshjen e zhvilluar në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, Kosova pësoi humbje 5-3 nga Anglia.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Valon Berisha me dy gola, teksa goli i tretë u shënua nga Vedat Muriqi. Sot(e mërkure) Berisha ka bërë një postim lidhur me ndeshjen.

Ai u shpreh krenar që është pjesë e Kosovës dhe që përfaqëson gjakun, vendin dhe familjen e tij.

“Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, për ta përfaqësuar gjakun tim, vendin tim e familjen time. Mes të mirave e të këqijave, ne gjithmonë qëndrojmë bashkë. Siç thonë ata: Të rritur nga lufta, më të fuqishëm se frika. Frikësojuni vetëm Zotit dhe gjithçka është e mundur. Pas 7 muajve larg fushave për shkak të lëndimit, çfarë kënaqësie është të kthehesh në fuqi, për ta shijuar atë që dëshiron ta bësh. Ndihem i bekuar. Nuk e morëm rezultatin që e donim, do të vazhdojmë të luftojmë dhe të përmirësohemi. Tifozët tanë janë më të mirët në botë, ju falënderojmë. #planiizotit #zotiështëarsyeja #ibekuar #elhamdulilah #eduakëtëlojë #jemidardanët” – ka shkruar Berisha në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë