Loading…

Valon Ibërdemaj i dyshuar për vrasjen në AKI, arrestohet

  • 04/09/2018 | 11:33

Valon Ibërdemaj i dyshuar për vrasjen në AKI, arrestohet

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka treguar edhe të dyshuarin për vrasjen brenda ndërtesës së AKI’së, i cili tashmë është arrestuar.


Zëvendëskryeprokurori Ibrahim Berisha ka folur për media duke thënë se akoma janë hetimet fillestare, por ka përmendur Valon Ibërdemaj si të dyshuar, i cili është roje.

“Për momentin mund të konfirmojë se ka ndodhë një vrasje brenda ndërtesës së AKI-së. Rasti është duke u hetuar nga prokurori kujdestar, kanë filluar hetimet intensive. I dyshuari në këtë rast është Valon IbërDemaj, por megjithatë duhet pritur hetimet pasi që jemi në fazën fillestare”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, u mësua se viktima e këtij rasti kishte qenë punonjës i bufesë që gjendet në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Sidoqoftë, viktima fillimisht ishte plagosur por që nuk i kishte mbijetuar plagëve në QKUK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë