Loading…

Valon Syla: Armend Muja ishte me PDK’në sa ishte e fortë, tani është bërë me VV’në

  • 13/01/2021 | 22:31

Valon Syla: Armend Muja ishte me PDK’në sa ishte e fortë, tani është bërë me VV’në

Gazetari Valon Syla ka kritikuar VV’në për afrimin e Armend Mujës në parti.


Syla ka thënë se Muja ka ndërruar mendim vetëm vitin e fundit dhe vetëm së fundi ka shkuar në VV pasi po e sheh që do të fitojë zgjedhjet.

“Armend Muja ishte me PDK-në sa ishte e fortë, tani është bërë me VV-në. E dimë se si ka pasur edhe aktakuzë për akreditim të kolegjeve. Ai ishte vetëm një snajperist që e kanë vendosur në studio televizive. E dimë se ia ka mbajtur anën tërë kohën njërës parti”, ka thënë ai.

Armend Muja është anëtarësuar së fundi në VV. Ai ka qenë për disa kohë analist nëpër studio televizive.

Syla ka thënë po ashtu se ai është anëtarësuar në VV për oportunizëm.

“E ka parë mundësinë. Tash po thonë se VV’ja fiton e ai mendon të përfitojë dicka. Zakonisht këto prurje ndodhin që të hapet dera edhe për njerëz tjerë”, shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë