Loading…

Valon Syla: Hakmarrja ndaj grevistëve me përzënie nga vendet e punës, çon vetëm në revoltë

  • 25/11/2021 | 20:55

Valon Syla: Hakmarrja ndaj grevistëve me përzënie nga vendet e punës, çon vetëm në revoltë

Gazetari Valon Syla, ka reaguar ndaj qeverisë duke thënë se hakmarrja ndaj grevistëve me përzënie nga vendet e pune shkakton revoltë publike, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka treguar se një ditë para grevës së organizuar nga kjo Federatë, Qeveria e Kosovës i ka shkarkuar vëllai nga pozita e kryeinspektorit.

E ndaj kësaj ka reaguar gazetari Syla, i cili këtë veprim të qeverisë e ka quajtur si të rrezikshëm dhe që mund të çoi në revoltë publike.

“Hakmarrja me vende pune, dhe çështje personale e familjare për punë të politikës ditore çon vetëm nê revoltë publike. Këtë do ta kupton shpejt dhe mirë vogëlsia e kësaj Qeverie hijanete”, tha Syla.

Postimi i plotë:

Vetëvendosje po tregon se s’paska lidhje me asgjë, që lidhet me lidership, menaxhment dhe qeverisje. Hakmarrja me vende pune, dhe çështje personale e familjare për punë të politikës ditore çon vetëm nê revoltë publike.
Këtë do ta kupton shpejt dhe mirë vogëlsia e kësaj Qeverie hijanete./gazetametra.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë