Loading…

Valon Syla: Qeveria Kurti po rren, rrymën do ta paguajmë 4 herë më shtrejtë

  • 18/01/2022 | 21:25

Valon Syla: Qeveria Kurti po rren, rrymën do ta paguajmë 4 herë më shtrejtë

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se Qeveria po gënjen dhe se qytetarët do të paguajnë rrymën katër herë më shtrenjtë, shkruan Gazeta Metro. 


Në T7, Syla ka thënë se Qeveria ka qasje ideologjike në çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Brenga ime kryesore me këtë vendim të qeverisë është se vendimi për energjetikën së pari është politik. Ka qasje ideologjike, s’ka qasje të trajtimit të njerëzve që s’kanë, nevojtarëve, shtresës sociale, nuk ka trajtim të njerëzve që prodhojnë, por është një vendim ad-hoc që me 75 milionë që i lëshon extra e rrit çmimin e energjisë edhe na shtin neve si konsumatorë me pagu në katër faza. Komplet barra shkon kështu. Së pari paguajmë faturën në KEDS, e dyta është indirekt me subvencione që i japim prej taksave tona, e treta është, kjo kategoria e shtrenjtë e mbanë përsipër 65 për qind të tjerëve që duhet me iu lënë më lirë, që është vendim i padrejtë, dhe e katërta që edhe në veri të Kosovës paguhet rryma me taksat tona”, tha Syla.

Tutje ai ka thënë se në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë.

“Në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë. Ka pasur raste që është paguar 2 herë por jo katër herë. Subvencione s’ka pas në qeveritë e tyre”, shtoi Syla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë