Loading…

Valon Syla reagon pas dënimit që ia dha Gjykata sulmuesve të tij: Kosova ka shpresë

  • 07/12/2023 | 11:13

Valon Syla reagon pas dënimit që ia dha Gjykata sulmuesve të tij: Kosova ka shpresë

Sot( e enjte), është marrë vendimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë për tre të akuzuarit, Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasan për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, të cilët janë dënuar secili me nga dy vite burgim. E pas këtij vendimi ka reaguar Syla, i cili ka falënderuar prokurorët e rastit si dhe turpin gjykues siç ka thënë “për drejtësinë e vulosur”, shkruan Gazeta Metro.


Gazetari Syla, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, pas vendimit të Gjykatës Themelore, ndaj tre të akuzuarit, Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasan për sulmin ndaj tij.

Syla ka falënderuar prokurorët dhe trupin gjykues, e siç ka thënë për drejtësinë e vulosur.

Pas këtij vendimi, Syla ka thënë se Kosova ka shpresë.

“Kosova pra ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyren e vet dhe e ka pernime”, tha tutje Syla.

“Shpesh herë kam pa raste dhe jam frikësu se jo kompetenca e institucioneve edhe neve si shoqëri kosovare dhe drejtësisë po e bënë Kosovën vend të pajetueshëm… jo për mua, dhe gjeneratën teme, sepse kemi jetu edhe në kohë ku ska pasë drejtësi hiq, dhe je persekutu nga Jugosllavia e Serbia vetëm se je shqiptar, por e kam pasë brengën për gjenerata ma të reja dhe me shumë ma pak përvojë.
Por sot e di që ky vend ka drejtësi, kur e mbron secili prej nesh të drejtën e vet, kur nuk e tregton dhe e ka durimin e forcën ta pres vendimin e drejtësisë të Republikës.”, ka thënë Syla ndër të tjera.

Syla gjithashtu ka falënderuar policinë, gazetarët dhe mediat që e mbështetën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë