Publicisti dhe analisti Valon Syla ka shkuar me ‘mindil’ në emisionin e parë të sezonit të ri në Pressing duke ironizuar kështu me ministrin e Shëndetësisë dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, shkruan Gazeta Metro.
I pyetur lidhur me kuptimin e këtij veprimi të tij, Syla ka thënë se zgjedhjet lokale janë pak a shumë reciklim nga të gjitha partitë politike, e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Unë mendoj që këto zgjedhje janë pak a shumë reciklim nga të gjitha partitë politike, e sidomos nga partia fituese me 50.28 përqind e zgjedhjeve parlamentare. Ku e kemi një ministër që ka dështuar në menaxhimin e C ovidit dhe gjithashtu është kandidat për kryetar të Prishtinës. Për çka mbahet mend është mindili, do ta mbaj mindilin në shenjë përkujtimi për ministrin Vitia dhe kandidatin suprem për Prishtinë, në raste të caktuara mund ta heqim, si fjongo nëpër drutë e Prishtinës. Eventualisht me ia dhënë Ramabajës kur ta mbronë Vitinë për t’u ditë që është pjesë. Është pak a shumë ky mesazh.”, tha Syla. /gazetametro.net