Loading…

Valverde flet për të ardhmen e tij, tregon se është takuar me Bartomeun

  • 08/11/2019 | 21:12

Valverde flet për të ardhmen e tij, tregon se është takuar me Bartomeun

Ernesto Valverde ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij tek skuadra e Barcelonës.


Trajneri i skuadrës katalane është subjekt i shumë kritikave, si pasojë e paraqitjeve jo të mira të skuadrës.

Barazimi në Ligën e Kampionëve kundër Slavia Prague ishte një tjetër rezultat negativ që nervozoi tifozët që tashmë kërkojnë shkarkimin e tij.

Por, për të ardhmen e tij nuk është aspak i shqetësuar trajneri Valverde, i cili ka zbuluar se është takuar me Josep Maria Bartomeu, takim nga i cili ka zbuluar disa detaje.

“Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Ditën e kaluar kam darkuar me Bartomeu. Ndihem i përkrahur dhe i respektuar” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Nëse i kuptoni ose jo kritikat, është ashtu si është. Nuk kam shumë për të thënë” shtoi trajneri.

Ronald Koeman është emri që është përmendur si zëvendësuesi i mundshëm i Valverde tek Barcelona.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë