Loading…

Valverde tregon për gjendjen me lëndimet të Messit

  • 11/02/2019 | 10:05

Valverde tregon për gjendjen me lëndimet të Messit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i hodhi poshtë sugjerimet se Lionel Messi nuk ishte plotësisht i rikuperuar për të qenë titullar në barazimin 0:0 ndaj Athletic Bilbaos, transmeton Gazeta Metro.


Lideri i La Ligës u ndal me barazim pa gola për herë të tretë më radhë në të gjitha garat. Me Messin titullar pasi u rikthye nga një lëndim i lehtë, Athletic Club nuk e lejoi Barçës t’i marrë pikët e plota nga San Mames, transmeton Gazeta Express.

Messi e nisi në stol barazimin e Barçës 1:1 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën, për shkak të goditjes që kishte marrë në kofshe, por qe titullar ndaj Bilbaos të dielën.

Superylli argjentinas ishte lojtari më i gjallë i Barçës, por prapëseprapë nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm.

Si pasojë, Barça u ndal, sepse edhe Philippe Coutinho bëri shumë pak për t’ia lehtësuar barrën njeriut kryesor të skuadrës. Megjithatë, Valverde këmbëngul se Messi ishte i gatshëm të luante.

Duke folur për gazetarë pas ndeshjes, Valverde tha: “Messi është shumë mirë, ai luajti në 100% e tij”.

“Ai ka pasur ca vështirësi, sepse ne i përjetuam ato si kolektiv. Ama kur ai luan, e bën sepse është plotësisht i bindur se çdo gjë është në rregull”, shtoi ai. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë