Loading…

Vangjeli: S’keni parë gjë akoma, do arrestohen njerëz të rëndësishën nga media, përveç politikanëve

  • 21/11/2023 | 12:32

Vangjeli: S’keni parë gjë akoma, do arrestohen njerëz të rëndësishën nga media, përveç politikanëve

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se në “rrjetën” e SPAK, janë njerëz të rëndësishëm të politikës dhe medias. Sipas Vangjelit, janë disa ministra e ish-ministra që mund të arrestohen me urdhër të SPAK.


“Do të shikojmë politikanë të rëndësishëm që kanë shkëlqyer me ‘make up-in’ e tyre nën dritën e prozhektorëve, që do të shndërrohen në banditë të rëndomtë. Ministra dhe ish-ministra, deputetë. S’keni parë asgjë akoma, thoshte dikur Edi Rama. S’keni parë gjë akoma duket sikur thotë Dumani dhe njerëzit e tij. Do të ketë edhe njerëz të rëndësishëm të medias”- u shpreh analisti.

“Njerëz të legjislativit, drejtues të lartë të policisë, ish dhe aktualë, madje edhe njerëz të botës së medias. Të gjithë, në një mbrëmje si kjo ose në një mëngjes që do të pasojë, do të pësojnë këtë Metamorfozë. Nga shkëlqimi e shndërrimi në të kundërtën e saj.

Do të shikojmë edhe njerëz shumë të pasur, që do të përfundojnë po njëlloj. Ora e të vërtetës nuk paralajmëron. Ora e të vërtetës kur vjen, kupton që jeton. Ne tani po jetojmë në mallkimin e famshëm kinez, po jetojmë në kohë interesante. Nuk e di sa mund të sigurohet drejtësi, por që do të ketë ndëshkim, do të ketë”- shtoi Lorenc Vangjeli.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë