Loading…

Várhelyi: Për ta ruajtur kredibilitetin, BE’ja duhet ta përshpejtoj zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

  • 13/02/2020 | 10:41

Várhelyi: Për ta ruajtur kredibilitetin, BE’ja duhet ta përshpejtoj zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE’së, Olivér Várhelyi, tha se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme që të jetë më dinamik në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg. Ai shtoi se negociatat për anëtarësim  me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të çelen pasi të dy shtetet kanë plotësuar kushtet e caktuara, transmeton Gazeta Metro.


Sipas komisionarit Várhelyi, zgjerimi i në Ballkanin Perëndimor mund të kryhet me sukses nëse BE’ja i përmbahet premtimeve të bëra, e për këtë është i nevojshëm një proces më të shpejtë dhe më dinamik.

“Gjatë kohës së përgatitjeve të gjata dhe procesit të negociatave për ne është nevojshëm kontroll më i madh politik, me pjesëmarrje maksimale të shteteve anëtare. Përndryshe, rrezikojmë forcimin e forcave që mund të shkaktojnë dëm procesit negociator” paralajmëroi Várhelyi.

Në janar të këtij vit u prezantua propozimi për metodologjinë e re të anëtarësimit që ishte edhe kërkesë e Francës për reformimin e procesit të zgjerimit dhe ndryshimin qasjes dhe kritereve për anëtarësim.

Ndryshimet ishin domethënëse pasi ndarja në kapituj të ndryshëm tani sipas propozimit të tillë shtohet edhe mundësia e ‘ndëshkimit’ të shtetit kandidat apo siç e quajnë ‘reversibil’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë