Loading…

Varka u përmbys, si mbijetoi në det të hapur adoleshentja për 3 javë pa ushqim e pa ujë

  • 15/05/2021 | 19:33

Varka u përmbys, si mbijetoi në det të hapur adoleshentja për 3 javë pa ushqim e pa ujë

Nga 59 pasagjerët që ndodheshin në varkë, ajo ishte e vetmja që mbijetoi.


E reja u shpëtua nga ekuipazhi spanjoll i Forcave Ajrore, në ishujt spanjoll Kanarie.

“Mendova se do të vdisnim të gjithë,” thotë adoleshentja.

“Ka gjëra për të cilat nuk mund të jesh i trajnuar, si këto,” thotë  anëtari i ekuipazhit të shpëtimit.

Në 26 prill forcat ushtarake spanjolle vunë re një anije në det.

“Ne pamë që ishin 3 njerëz të vetëdijshëm,” thotë anëtari i ekuipazhit të shpëtimit.

“Kur fillon të shkosh poshtë dhe të afrohesh  e shikon që situata nuk është shumë e mirë,” shton ai.

“Nga të gjithë njerëzit në bord, vetëm 3 prej tyre ishin të gjallë. Në atë moment të kalojnë shumë gjëra në mendje dhe duhet të fokusohesh tek njerëzit e gjallë. Gjendja e tyre fizike ishte shumë e keqe dhe nga ajo që kuptova ata kishin 22 ditë në ujë,” thotë anëtarja e ekuipazhit.

“Ne nuk kishim ujë, as ushqim dhe pas katër ditësh nuk kishim as karburant. Kishte persona të cilët nuk mund të duronin dhe thërrisnin “Kam nevojë për ujë, mund të më jepni ujë?”  Ne përdorëm një këpucë për t’i dhënë ujë deti. 56 persona vdiqën në varkë. Ne nuk kishim as forcë që t’i hidhnim trupat e vdekur në det,” thotë ajo.

Mësohet se Aicha është larguar nga qyteti i saj i lindjes, që ndodhej në Afrikë.

Vetëm  e motra  ishte në dijeni për planet e saj, për të bërë këtë udhëtim të rrezikshëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë