Loading…
Varri monumental i Persqopit, atraksioni kulturor i rijetëzuar
  • 13/03/2019 | 16:08

Varri monumental i Persqopit, atraksioni kulturor i rijetëzuar

Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit. Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.


Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

“Zgjerojmë hartën e Tiranës me monumente të reja të vizitueshme duke afruar turistë, studiues dhe brezin e ri përmes programeve të edukimit”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë restaurim.

”Shpëton falë restaurimit një tjetër monument i rëndësishëm i historisë dhe arkeologjisë, Varri Monumental i Vendbanimit Antik të Persqopit, Petrelë. Me bashkëpunëtorët tanë nga  Tourism Investment and Finance Fund, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ky monument është investimi më i ri në rrethinat e Tiranës sa i përket turizmit kulturor, duke zgjeruar vizitueshmërinë në objektet e monumenteve të kulturës”, tha Margariti.

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë