Në varrimin e motrës së ndjerë të ish-Kryeministrit Sali Berisha morën pjesë disa nga personalitetet më të larta të shtetit shqiptar.
E ndjera Hajrie Osmani, motra e vetme e Berishës u varros në orën 12:00 në varrezat e Sharrës dhe disa nga emrat që morën pjesë në ceremoni ishin Fatmir Mediu, Rudina Hajdari, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.
Lideri i rizgjedhur i PD, Lulzim Basha ka munguar në këtë ceremoni dhe kjo gjë ka rënë në sy të mediave shqiptare. Motivet e mungesës së tij në këtë ceremoni mortore nuk janë bërë ende të ditura.