Loading…
Varrosen dy të rinjtë nga Lipjani që vdiqën në aksident
  • 18/03/2019 | 14:02

Varrosen dy të rinjtë nga Lipjani që vdiqën në aksident

Janë varrosur dy të rinjtë që kanë humbur jetën në aksidentin e së shtunës në Duhël, transmeton Gazeta Metro.


Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H, i lindur në vitin 1999.

E varrimi i trupave u bë sot në varrezat e fshatit Llugaxhi.

Gjatë ceremonisë së varrimit u lexua edhe telegram ngushëllimi nga Kryetari Imri Ahmeti në emër të Institucioneve:

E nderuara familje Retkoceri dhe Tmava

E dashura rini, të dashur qytetar të Llugaxhisë dhe Lipjanit në emër të Komunës së Lipjanit dhe në emër tim ju shprehë ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Leonardit dhe Sahitit.

Lajmi i keq, lajm i kobshëm i datës 16 mars në orët e pasdites na ka pikëlluar thellë të gjithë ne qytetarët e Lipjanit.

Ndarja nga jeta e Leonardit e Sahitit kaq e hershme, e pa pritur është humbje për familjen për rinin e Lipjanit dhe për gjithë komunën tonë.

Leonard e Sahit do të na mungoni përherë.

I lehtë qoftë dheu./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë