Loading…
Varroset ‘Lady Magbeth’ serbe, në ceremoni edhe ministra të qeverisë së Serbisë
  • 20/04/2019 | 18:37

Varroset ‘Lady Magbeth’ serbe, në ceremoni edhe ministra të qeverisë së Serbisë

Urna me mbetjet mortore të ‘Lady Magbeth’, si është quajtur për shkak të së kaluares kriminale tashmë Mirjana Markovic, e veja e ‘kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosevic, është varrosur pranë varrit të bashkëshortit të saj në oborrin e shtëpisë së familjes në Pozharevac, transmeton Gazeta Metro.

Mediet serbe bëjnë të ditur se në ceremoninë e varrimit, ndër tjerë, kanë marrë pjesë edhe ish kryetari i RFJ-së, Momir Bualtovic (ka mbajtur edhe fjalim), pastaj edhe ministrat nga Partia socialiste e Serbisë Slavica Djukic Dejanovic e Goran Trivan, krimineli i Hagës Vojislav Sheshelm dhe funksionerja nga partia e radikalëve të tij Vjerica Radeta, ish zyrtarë të RFJ-së e Serbisë Nikola Sainovic, Zivorad Jovanovc, Zarko Obradovic, si dhe Dragomir Karic, Zorica Brunclik etj.

Mira Markovic ka vdekur më 14 prill në moshën 77-vjeçare në Moskë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë