Loading…

Vartësit e Vucic vazhdojnë me gjoja idenë e re të ‘botës serbe’: S’kemi pretendime territoriale

  • 21/07/2021 | 19:31

Vartësit e Vucic vazhdojnë me gjoja idenë e re të ‘botës serbe’: S’kemi pretendime territoriale

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se e mbështet plotësisht idenë për krijimin e së ashtuquajturës “botë serbe”, e cila, sipas tij, “nuk do të drejtohej kundër askujt”, por qëllim të vetëm do të kishte “bashkëpunimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor serb”.


Këtë ide e shfaqi për herë të parë ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Dodik tha se e përkrah, sepse është “patriotike dhe nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale”.

”Kjo ide ka për qëllim bashkëpunimin dhe ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës serbe. Këtë gjë e kanë bërë shumë popuj para nesh dhe askush nuk ka bërë probleme. Por, kur serbët dalin me këtë ide, menjëherë bëhet zhurmë dhe ngrihen tensionet”, tha Dodik, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Një ditë më herët, anëtari mysliman i Presidencës së Bosnjës, Sefik Djaferovic, tha se deklaratat e Vulinit “kujtojnë vitet ‘90”, kur Jugosllavia e atëhershme ishte përfshirë në luftëra të përgjakshme.

Vulin tha në një tubim të partisë së tij më 18 korrik, se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Ai tha se për “krijimin e botës serbe”, është e nevojshme që Serbia të jetë ekonomikisht e suksesshme, e udhëhequr mirë dhe “të ketë një ushtri që është në gjendje ta shpëtojë atë, ashtu si edhe serbët kudo që jetojnë”.

Deklaratat nxitën reagime në Ballkan dhe u panë si kërcënim për rajonin.

Në përgjigje të reagimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili ndodhej në audiencë gjatë fjalimit të Vulinit, tha se politikë e shtetit të tij është ajo që thotë se kufijtë e Serbisë janë të paprekshëm dhe se Serbia nuk merret me kufijtë e të tjerëve.

Vulin bëhet toshë: Se kuptoj pse iu pengon ‘bashkimi paqësor i botës serbe’

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë