Loading…

Vasfije Krasniqi takon Mogherinin: Ia përcjellë një mesazh nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

  • 12/03/2019 | 08:26

Vasfije Krasniqi takon Mogherinin: Ia përcjellë një mesazh nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Personi i parë që ka rrefyar për dhunën seksuale ndaj saj gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinin, të cilës ia përcjellë një porosi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Krasniqi ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale kërkojnë që kjo çështje të bëhet pjesë e negociatave Kosovë-Serbi, dhe për këtë ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e Mogherinit.

“Sot e pata rastin të takohem me Federica Mogherini-n, përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Meqë Europa është e përfshirë në bisedimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, ia përcolla disa shqetësime të të mbijetuarve të dhunës seksuale: Nuk duam të harrohemi gjatë negociatave, ne duam që zëri ynë të dëgjohet. Ajo më premtoi që do ta bëjë më të mirën për të siguruar mbështetje për të mbijetuarit”, ka thënë Krasniqi.

Se çështja e të mbijetuarave të dhunës seksuale do të jetë pjesë e dialogut, e kanë thënë edhe nga ekipi negociator i Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë