Loading…

Vashat Dardane barazojnë me Turqinë

  • 23/10/2020 | 20:16

Vashat Dardane barazojnë me Turqinë

Kosova dhe Turqia kanë ndarë pikët.


Në kuadër të kualifikueseve të vashave për Kampionatin Evropian, Kosova ka luajtur baras në udhëtim me Turqinë.

Ishte rezultati 0:0 që mbeti i pandryshuar për 90 minuta, përkundër insistimit nga të dyja palet.

Kosova u penalizua shumë nga ndërhyrja jo mirë e menduar e Sylës, e cila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35’.

Përkundër se ishin me një lojtare më pak, vashat tona arritën të mbajnë portën e paprekur, madje rrezikuan kundërshtaret në disa raste.

Me këtë barazim Kosova shkon në 10 pikë për pozitën e katërt, kurse Turqia merr pozitën e pestë me dy pikë të grumbulluara.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë