Loading…

Vatikani ka njohuri për jashtëtokësorë

  • 01/11/2016 | 18:52

Vatikani ka njohuri për jashtëtokësorë

Jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve, – mësohet nga disa email-e të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton të publikuara nga WikiLeaks, i Julian Assange.

Ish astronauti i NASA-s gjithashtu shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Në e-maile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje.

Julian Assange

Nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillari Klintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.

Në e-mail, shkruante se “gara hapësinore po nxehet (…) pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte apo kontakti hapësinorë. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve anti-satelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.

Gjithashtu, herë pas herë kamerat regjitrojnë gjëra të mistershme dhe besohet poashtu qe disa nga qeveritë e kaluara të Shteteve të Bashkuara, kanë gjetur edhe prova, që ende nuk i kanë bërë të ditura për publikun, përveç që kanë pohuar se disa lloje të jashtëtokësorëve ekzistojnë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë