Debati që filloi me Dardan Sejdiun e Ganiete Musliun nuk vonoi e u përhap edhe më gjerë të bashkëpartiakët e tyre nga Vetëvendosje e PDK’ja. Tani janë Arbana Xharra dhe Fisnik Ismaili që po shkëmbejnë akuza e kundërakuza.
Kurse, këtë reagim e ka “përqeshur” Ismaili, duke thënë se ajo duhet të distancohet edhe nga të bëmat e këqija të partisë së saj, shkruan gazetametro.net.
Publikimi i plotë dhe pa ndërhyje i Ismailit:
Paska reague Arbana Xharra, tuj u krenue se qysh është distancue nga gjuha e bashkëpartiakut të saj, Hajdarit, e do rasteve tjera të lodhëta, që as nuk krahasohen me gjanat që unë i them. O bre, kur të due, qysh të due, ju shti me folë sa herë që due.
Veç me u distancue tash ti, Arbanë, edhe prej krimit, rrenave edhe shpifjeve të bashkepartiakëve tu, p’e din, atyne gjanave që po e shkatërrojnë këtë shoqni, e me u distancue edhe prej hipokrizisë tande, lakmisë, servilitetit, standardeve të dyfishta edhe paftyrësisë që e ke si individ, edhe kush s’e kish pasë.
Qatherë, të siguroj që edhe unë nuk shaj ma. Fundja, liria e shprehjes mue ma lejon këtë. E për dallim prej teje, e atyne zdralave që i ke afër, unë mbetem njeri me parime, me etikë pune, i sinqertë edhe i drejtë, veti këto që ti, e ata t’utë, s’i keni pasë kurrë, e as nuk dini qysh duken. Sepse ti, Arbanë, nuk ke hy aty me ndryshue kurrgja. Ti veçse ma në fund, qashtu si dosti yt Borati, e ke gjetë veten aty ku një njeri si ti përket.
Gjuhën unë shumë lehtë e pastroj, po çka me ju ba juve që shpirtin futë s’ka deterxhent që ua lan as në botën tjetër kur të shkoni, o të shkretë? Edhe, nime, çka u ba me qata numra? /gazetametro.net