Loading…

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit në lumin Drin

  • 02/01/2022 | 16:20

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43 vjeçarit në lumin Drin

Kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit, Tofik Xhika i cili dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin në Dibër, vijojnë edhe këtë të diel.


Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Për tetë ditë me radhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat.

Gjatë dy ditëve kërkuan edhe polumbarët e RENEA-s, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën.

Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht dy polumbarë për të kryer kërkime.

Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri 2022. Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë