Pritjet në pika kufitare po vazhdojnë të jenë të gjata edhe orëve të mbrëmjes, transmeton Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në:
Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra, dhe Muçibaba – deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra.
Poashtu në Merdarë deri në 30-40 minuta pritje në dalje./gazetametro.net