Loading…

Vazhdojnë përballjet interesante në Kupën e Botës, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

  • 30/11/2022 | 08:25

Vazhdojnë përballjet interesante në Kupën e Botës, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Pas Anglisë, Holandës, Senegalit dhe SHBA’së, Ssot do të mësohen edhe katër kombëtaret e tjera që do të kalojnë në fazën eliminuese të Kupës së Botës, transmeton Gazeta Metro.


Në ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e fundit të grupit D, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në duelin mes Australisë dhe Danimarkës.

Australia është në pozitën e dytë me tre pikë të grumbulluara, kurse danezët janë në vendin e tretë me vetëm një pikë. Kësisoj, Danimarkës sonte i duhet një fitore për të kaluar në raundin tjetër.

Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet mes Tunizisë dhe Francës. Kampioni në fuqi i Kupës së Botës me gjashtë pikë të mbledhura veçse e ka siguruar pjesëmarrjen, kurse Tunizia është në pozitën e fundit me një pikë dhe ka shumë pak gjasa që t’i kalojë grupet.

Më interesante pritet të jenë ballafaqimet e grupit C në ora 20:00, pasi që të gjitha kombëtaret janë ‘në lojë’.

Argjentina do të përballet me Poloninë që momentalisht mban kreun e tabelës me katër pikë, kurse Arabia Saudite e vendit të tretë luan ndaj Meksikës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë