Loading…

Vazhdojnë shifrat rekord me rastet pozitive gjatë 24 orëve

  • 15/01/2022 | 14:57

Vazhdojnë shifrat rekord me rastet pozitive gjatë 24 orëve

Edhe në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i rasteve të reja me koronavirus, sipas përditësimit të fundit nga IKSHPK, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftimin e fundit nga ky Institut u bë e ditur se janë shënuar 658 raste të reja pozitve, dhe asnjë viktimë.

E gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 160 qytetarë.

Më poshtë raporti i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.
Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.
Në total numri i rasteve aktive është 3.837./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë