Loading…

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

  • 14/06/2019 | 15:27

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

Në pjesën e parë të vitit 2019, rritja e remitancave është për 4.5 për qind më e madhe se vitin 2018. Po ashtu, rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin e kaluar është më e madhe, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2018 shënuan vlerën prej 745.5 milionë euro.

“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej 113 milionë euro deri në shkurt 2019, apo 4.5 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2019”.

BQK thotë se Gjermania është shteti nga ku kosovarët dërgojnë më së shumti para.

“Shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora e jonë dhe ku prinë Gjermania e përcjellë nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika, etj.”, vijon raporti.

Dërgesat e diasporës, sipas kanaleve të dërgimit, më së shumti dërgohen nga agjencitë për transferim të parave dhe ndjekur nga bankat.

Përveç remitencave që dërgohen vazhdimisht në Kosovë, shuma të mëdha të mjeteve financiare emigrantët nga Kosova shpenzojnë edhe kur vijnë për pushime, sidomos gjatë stinës së verës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se diaspora e Kosovës gjatë vitit 2018, ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro gjatë vitit 2018.

“Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë realizuar nga bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, kishte thënë ai.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë