Loading…

Vazhdojnë trazirat në Beograd, opozitari Trifunovic rrahet para kuvendit serb

  • 08/07/2020 | 20:42

Vazhdojnë trazirat në Beograd, opozitari Trifunovic rrahet para kuvendit serb

Demonstratat e mbrëmjes së kaluar në Beograd ku po ndeshen dy krahët politik në Serbi pas zgjedhjeve që u dominuan nga partia e Vucic e nisën si protestë ndaj kthimit të masave të izolimit të paralajmëruara nga Vucic u përshkallëzuan në demonstrata popullore të opozitës serbe që bojkotuan zgjedhjet e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Sergej Trifunovic, aktor i shndërruar në politikan i zëshëm opozitar e pësoi sonte nga ata që akuzohen se janë huliganë të presidentit serb Vucic.

Ai derisa po xhironte para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë me telefon u përzu dhe u rrah. Ai u godit nga një person me fotoaparat. Trifunovic u largua aty duke thirrur ‘hajna

Protesta e organizuar nga organizmi politik opozitar Aleanca për Serbinë që përfshinë partitë politike opozitare serbe që nuk morën pjesë në zgjedhje nisi edhe sot para fakultetit filozofik dhe vazhdon para kuvendit të Serbisë.

Policia edhe sonte ka hedhur gaz lotsjellës dhe protestuesit kanë ikur në drejtime të ndryshme pasi kishin hedhur gjësende drejt policëve para kuvendit serb./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë