Loading…

Vazhdojnë zjarret në Rugovë: Tymi ndjehet edhe në Pejë

  • 26/10/2019 | 10:16

Vazhdojnë zjarret në Rugovë: Tymi ndjehet edhe në Pejë

Që nga nata e kaluar në fshatin Stankaj të Rugovës janë përpahur zjarret dhe akoma nuk janë fikur, derisa është raportuar se era e tymit po ndjehet edhe në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Metro.


Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate, por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë.

Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. /radio1/.gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë