Loading…

“Shqipëria pa armë”, u dorëzuan 550 armë dhe mbi 80 mijë municione

  • 08/02/2017 | 09:25

“Shqipëria pa armë”, u dorëzuan 550 armë dhe mbi 80 mijë municione

Nisma “Shqipëria pa armë” ka vijuar gjatë ditës së martë në qytetin e Burrelit, ku ishte i pranishëm vetë ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Mes personave që dorëzuan armët ishte edhe një nënë, e cila kishte humbur djalin nga armët gjatë viti 1997. Ndërsa ministri Tahiri zgjodhi t’u drejtohej nxënësve të shkollave që të mos ndjekin modelet e gabuara që shfaqen në rrjete sociale nga këngëtarë të ndryshëm me dhunë apo armë.

“Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 1997 nga këto armë të mallkuara më është vrarë djali, prandaj nuk duhen armët”, shprehet një nënë.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë thirrje edhe atyre qytetarëve të Burrelit, që armën e kanë mbajtur sepse më parë nuk ka patur shtet, t’i dorëzojnë ato, pasi sfida e qeverisë, është që të gjithë bashkë të punojmë për të bërë shtet. Ndërsa nxënësve të shkollave u ka bërë apel që të mos ndjekin modelet e gabuara të videoklipeve me dhunë dhe armë.

“Unë nuk kam asgjë me këngëtarët dhe me ata që bëjnë muzikë, përkundrazi, i respektoj. Por, sigurisht që do të pëlqeja më shumë ata këngëtarë që nuk i bëjnë thirrje dhunës në këngët e tyre, apo nuk i bëjnë thirrje garave me makina në këngët e tyre”, tha Tahiri, raporton tch, transmeton gazetametro.net.

Deri më tani nga nisma “Shqipëria pa armë” janë dorëzuar vullnetarisht mbi 550 armë dhe mbi 80 mijë municione. Amnistia për dorëzimin vullnetar të armë do të vazhdojë deri më 30 prill. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë