Loading…

Vazhdon beteja ligjore mes Juventusit dhe Ronaldos

  • 16/10/2026 | 23:05

Vazhdon beteja ligjore mes Juventusit dhe Ronaldos

Beteja ligjore mes Juventus dhe Cristiano Ronaldo për pagat e prapambetura të periudhës së pandemisë Covid nuk ka përfunduar ende.


Klubi bardhezi ka paraqitur një ankimim në Gjykatën e Kasacionit, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Torinos në janar, i cili la në fuqi vendimin e arbitrazhit pro portugezit.

Kjo çështje e ka origjinën nga e ashtuquajtura “karta Ronaldo” prej 19,6 milionë eurosh për shtyrjen e pagave në vitin 2021, marrëveshje që u zbeh pas kalimit të sulmuesit te Manchester United, duke bërë që lojtari t’i drejtohet gjykatës

Në prill të vitit 2024, Kolegji i Arbitrazhit vendosi që Juventus t’i paguante lojtarit 9,8 milionë euro, duke përgjysmuar pretendimin fillestar të tij. Ankimimi i klubit në Gjykatën e Torinos u refuzua më 13 janar 2026, ku përveç humbjes së çështjes, bardhezinjtë u gjobitën edhe me rreth 80 mijë euro shpenzime ligjore.

Megjithatë, siç sqarohet në bilancin e sezonit 2025/26, ky ankimim në Kasacion i bërë më 27 mars 2026 nuk sjell shpenzime të reja, pasi shuma prej 9,8 milionë eurosh i ishte likuiduar futbollistit gjatë sezonit 2023/24.

Tanimë, Juventus shpreson që shkalla e fundit e gjyqësorit të rrëzojë vendimet e mëparshme, në mënyrë që të rikuperojë shumën e derdhur në llogarinë e CR7.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë