Në Bruksel sot fillojnë bisedimet trepalëshe në kuadër të dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Në këto bisedime që do të zgjasin dy ditë, në agjendë do të jenë çështjet e drejtësisë dhe kodit shtetëror telefonik për Kosovën.
Në këto takime të dyja shtetet do të raportojnë për progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit ka arritur në Bruksel, ku sot do të zhvilloj takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian me qëllim që të bëhet një vlerësim për rrjedhat dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti i cili, si dhe për përcaktimin e dinamikave për përmbylljen e procesit zbatues për marrëveshjen për drejtësinë dhe për kodin telefonik shtetëror.
Këtë kod Kosova do ta marrë nga ITU më 15 dhjetor 2016.
Në këtë raund të bisedimeve nuk do të bisedohet për çështjen e Asociacionit. Ministrja Tahiri ka deklaruar pak ditë më parë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pa e marrë Kosova kodin telefonik./gazetametro.net