Loading…

“Vazhdon gara”: Tahiri thotë se ai është kryeministër kur nuk është Hoti

  • 11/08/2020 | 23:07

“Vazhdon gara”: Tahiri thotë se ai është kryeministër kur nuk është Hoti

Një garë mes Nismës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po bëhet për të treguar se kush e zëvendëson kryeministrin Avdullah Hoti, derisa ai është duke u kuruar nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Nga Nisma po thonë numri një i Qeverisë tani është zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës është Albulena Balaj-Halimi, kurse nga tabori tjetër, nga AAK po thonë se Hotin tani e zëvendëson Besnik Tahiri.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka folur vet për këtë çështje, ku ka thënë se Qeverinë po vazhdon ta udhëheqë Hoti, sipas tij ai nuk po pauzon, edhe pse nuk është i pranishëm fikzikisht.

“Ai (Hoti) nuk është fizikisht në zyre. Mbledhjet i kemi online. Diskutojmë mbi materialet që i marrim”, është shprehur ai.

Tahiri po thotë se kur Hoti nuk është prezentë, Qeverinë e Kosovës udhëhiqet nga ai duke marrë treguar se para disa dite ka miratuar edhe një marrëveshje për huamarrje për Kosovën,

“Unë jam kryeministër, kur kryeministri nuk është në detyrë”, ka qartësuar ai.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë